Qëllimi kryesor i qeverisë teknike do të mundësojë që zëri i qytetarëve, të liruar nga presionet dhe ndikimet, të vendosë ku do të lëvizë Maqedonia, deklaroi dje zëvendëskryetarja e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska, transmeton Telegrafi Maqedoni.
‘Siç premtuam, qeveria teknike e zgjedhur do të organizojë zgjedhjet të drejta, demokratike dhe kredibile më 11 dhjetor’, tha Sheqerinska.
Në lidhje me atë nëse mendon se kjo qeveri do të funksionojë, Shekerinska thotë se në LSDM janë të vetëdijshë, që, siç tha, ‘çfarëdo që të ndodh OBRM-PDUKM do të vazhdojë të jetë parti që është e kontrolluar nga një kryesi e vogël, e cila dëshiron të shpëtojë nga krimi që e ka bërë vite me radhë’, tha ndër të tjera zëvendëskryetarja e LSDM-së.