T’i jepet fund masazheve të paligjshme të cilët prezantohen si terapist, kurse kanë bërë dëm shumë të madh te shumë pacientë, kështu kërkojnë nga Shoqata e fizioterapistëve profesional të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nuk dihet sesa vetë të ashtuquajturit terapist bëjnë masazhe në mënyrë të paligjshme në shtëpitë private, kurse shumë pacientë frikësohen për t’i raportuar ato edhe pse u kanë shkaktuar dëme të mëdha shëndetësore. Nga Shoqata e fizioterapistëve profesional, thuhet se futja e legjislacionit dhe themelimi i Odës së fizioterapistëve do të vënë rendin, do të prezantojë një regjistër, do të lëshohen licenca për punë, dhe kjo do t’i vë dhe fund terapistëve të paligjshëm.
“Ka pacientë që vijnë tek ne, atëherë, por ka edhe një fenomen, ata rrallë flasin për përvojat e tyre të këqija nga masazhe dhe masazherë të ndryshëm. Kanë ndodhur edhe raste të tmerrshme. Përderisa nuk sillet një rend, nuk sillet një ligj dhe nuk formohet Oda e fizioterapistëve do të na ndodh kjo”, tha Goran Sanevski kryetar i Shoqatës së fizioterapistëve profesional të Maqedonisë në një seminar me Shoqatat tjera të fizioterapistëve në Ballkan.