Visar Ganiu i Bashkimit Demokratik për Integrim do të udhëheqë me Komunën e Çairit për katër vitet e ardhme. Në ri-votimin e sontëm në vendvotimin 2901 në Çair, siç konfirmon për për Portalb.mk, Xhemil Idrizi, kryetar i Komisionit Komunal Zgjedhor në Çair, Ganiu ka marrë 169 vota ndërsa kundërkandidati i tij, Zeqirja Ibrahimi nga Lëvizja Besa i cili e pranoi humbjen, ka marrë 98 vota. Vetëm 5 fletëvotime ishin të pavlefshme.
Sot kanë dalur të votojnë 272 votues nga 719 sa numëron ky vendvotim.