Zhernovski: Prokuroria speciale duhet ta kryejë punën deri në fund

Nuk mundet Maqedonia të ketë politikanë të përgjegjshëm, nëse këta që kanë bërë krime nuk përgjigjen për atë që kanë bërë. Patjetër PSP deri në fund ta bëjë punën dhe kuptohet ta procesojë në gjykatë. Kështu është shprehur kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, në intervistën e tij dhënë për REL.

Ai është i bindur se tani është koha që ta fitojnë Gruevskin dhe të tjerët përreth tij.

“Ne nuk do të ishim në skenën politike nëse nuk pritnim që të fitojë opozita. Jo për të ardhur në pushtet sa për ta përcjellur këtë regjim pas gjithë asaj që kanë bërë. Meritojnë të ikin, sepse është për të mirën e Maqedonisë”, tha Zhernovski./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu