Ish ushtari i UÇK-së i tradhtuar nga lufta në vitin 2001, sot në kurbet uron vajzën prej së largu

Ish ushtari i UÇK-së Atulla Krasniqi, para dy muajve është detyruar të lërë vendlindjen e të shkojë jashtë vendit për shkak të papunësisë. Ai së bashku me disa të ashtuquajtur “shok” që kishin marrë së bashku rrugën për mbrojtjen e idealit kombëtar që gjeneratat që vinin mos të vuanin e të kishin një jetë normale e të lumtur, u tradhtua dhe u la në mes të rrugës.

Sot ai i lënë pa asnjë zgjidhje tjetër ndodhet jashtë vendit prej ku uron vajzën e tij për ditëlindjen e saj të 15-të, duke u shprehur në një postim mjaft të ndjerë në rrjetin social Facebook, se ai për shkak të këtij ideali nuk ka mundur të jetë prezent as në lindjen e saj por as tani që ajo mbush 15 vite.

“Si sot 16 vite më par bashk me shok të idealit kishim marr një rrug për ta luftuar që ti dhe shoqet e tua që dot vinit pas të kishit një jet më të lumtur dhe nuk mund të isha afër teje kur linde, edhe sot kur po mbush 15 vjet nuk mund të jem afër për ta uruar tani kam marr një rrug tjeter për të siguruar kushte më të mira jetese sepse në vendlindje u tradhtuam nga disa “shok” të ati ideali që luftuam. Urime vajza ime Jusra shendet e suksese edhe për shum vite tjera.”

Ky ishte postimi i plotë i ish ushtarit që me mall uron vajzën e tij për ditëlindje./InfoShqip.com

atulla


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu