Dëshironi Wi-Fi më të shpejtë? Ja çfarë duhet të bëni

Një lidhje e dobët interneti është një zhgënjim, sidomos kur jeni duke e shikuar ndonjë film ose duke bërë punën në kompjuter.
Një lidhje e dobët interneti nuk është vetëm bezdi, por edhe më shumë se aq. Në ditët e sotme, shumë njerëz mbështeten tek interneti për punë, shkollë dhe përgjegjësi të tjera, andaj, është me rëndësi të sigurohet një lidhje e shpejtë dhe e sigurtë e rrjetit, transmeton lajmi.net
Ekzistojnë disa metoda që mund të bëjnë rrjetin tuaj të jetë më i shpejtë:
Vendosni routerin tuaj në një vend më të hapur:
Është e rëndësishme që rreth vendit ku është i vendosur routeri të mos ketë shumë mobile, për shkak që rrezet të shpërndahen më lehtë. Gjithashtu sigurohuni që vendosja e antenave të jetë e drejtë (vertikalisht dhe diagonalisht). Është e preferueshme që routeri të jetë në një pikë më të lartë.
Sigurohuni që paisje të tjera nuk ndikojnë në lidhjen e rrjetit:
Paisje të zakonshme që gjenden nepër shtëpitë tona mund të ndikojnë në internetin tonë. Të tilla si telefonat pa tela, mikrovalë ose paisje të tjera të cilat lëshojnë rreze, direkt mund ta ngadalësojnë internetin. Andaj, duhet të gjeni një vend në shtëpinë tuaj ku më së paku ka teknologji dhe aty të vendoset routeri.
Gjeni kanalin e duhur të internetit:
Fqinjët me internetin e tyre mund të ndikojnë që interneti juaj të jetë më i dobët për shkak se kanalizimi i rrezeve është i gabuar. Ju mund ta rregulloni atë nepërmjet programeve si: WiFi Analyzer ose CommView për të zgjedhur kanalin i cili ju përshtatet.
Shumë paisje të kyqura në të njëjtin Wi-Fi:
Nëse jetoni në një shtëpi me shumë njerëz që përdorin internetin atëherë kjo mund të jetë arsyeja që ju keni internetin e dobët. Në këtë rast ju duhet të përdorni një mekanizëm që quhet “Cilësia e shërbimit”, në mënyrë që të reduktoni në mënyrë të përshtatshme sasinë e internetit që mund të përdoret nga të tjerët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu