Ndahet nga gruaja e martohet me një vajzë 22-vite më të re, habit këngëtari shqiptar (FOTO)

Kantautori dhe këngëtari i njohur Gjergj Leka ka pranuar se është martuar me Erisela Marku vetëm pak kohë më parë.

I ftuar tek Rudina, ai ka folur për jetën private, dashurinë me Eriselën dhe martesën e fshehtë.

“Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë”- tha Leka.

Bashkëshortja e tij, Erisela e cila është jo pak por 22 vite më e re në moshë se këngëtari e ka pranuar këtë fakt pavarësisht se nuk është dakord.

“Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë!”- përfundoi Leka tek Rudina. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu