Lajmi i mirë për Kosovën: FIFA jep dritën e gjelbërt për 9 futbollistët shqiptarë

Vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes Finlandë-Kosovë, ka ardhur lajmi i shumëpritur dhe i gëzueshëm për vendin nikoqir nga FIFA. Lojtarët që në të kaluarën kanë qenë pjesë e kombëtareve tjera, mund ta përfaqësojnë sot Kosovën, deklaruan nga takimi i FIFA në Cyrih, njofton botasot.info. Nga ky vendim përfitojnë lojtarë si: Fanol Perdedaj, Bersant Celina, Hekuran Kryeziu, Albert Bunjaku, Enis Alushi, Sinan Bytyçi, Vedat Muriç, Erton Fejzullahu dhe Elbasan Rashani. Bunjaku ka qenë pjesë e kombëtares helvete, Perdedaj ka luajtur për të rinjtë e Gjermanisë, ndërsa Celina ka qenë pjesë e Norvegji U-21. Lojtarë tjerë që presin dritën jeshile për t’u aktivizuar me Kosovën janë Adnan Januzaj, Perparim Hetemaj (Finalndë) dhe Arber Zeneli (Suedi). Rasti po investigohet nga FIFA dhe do ketë përgjigje brenda pak kohësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu