A kanë punuar siç duhet ose jo, a e kanë plotësuar premtimin e dhënë qytetarëve ose jo, nuk është e rëndësishme, kryetarët e komunave, sipas ligjit, nuk mund të shkarkohen nga funksioni para skadimit të mandatit. Zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor, me çka parashtrohet pyetja nëse edhe kryetarët e rinj të komunave do të jenë të paprekshëm? Kjo mund të ndryshohet. Ka paralajmërime për ndryshime të ligjit për vetëqeverisje lokale me të cilat parashihet që një kryetar komune të mund të ndryshohet në referendum.
Kjo është ende në fazën e një debati, që do të duhet të kthehet në një projekt-zgjidhje ligjore që do t’i dërgohet Kuvendit.
Perinski thotë se rasti me kryetaren Danella Arsovska, e cila nuk ka komunikim me pushtetin dhe as me kryetarët e komunave të tjera të komunave të Shkupit, në dëm shkupjanëve, është një nga arsyet se pse duhet të bëhen ndryshime ligjore për të lejuar tërheqjen e kryetarëve.
Prerinski po ashtu në Click Plus tha se ka ambicie të jetë kandidat për kryetar të Shkupit në zgjedhjet lokale, por për kandidaturën me shumë gjasa do të vendosë VMRO-DPMNE, duke pasur parasysh se si kandidatë përmenden edhe Orce Gjeorgievski dhe Koce Trajanovski.