Skena politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut kohëve të fundit është bërë mjaft turbulente me themelimin e disa partive të reja, e me paqartësitë programore e politike të cilat i artikulojnë ato. Meqë kjo konsiderohet si diçka demokratike dhe begati e lirisë së veprimit, atëherë nuk ka fjalë për përzgjedhjen e gjithësecilit në fokusin që vendosin për të bërë në të ardhmen.
Mirëpo kur jemi te efikasiteti i këtyre partive në terren duket se çalojnë. Prandaj, disa njohës të mirë të politikës në RMV vlerësojnë se është momenti i duhur që të themelohet Vetëvendosja për Maqedoni, me njerëz të rinj – por me konceptin tashmë të etabluar e të njohur nga të gjithë shqiptarët, që kjo parti e ka proklamuar për vite me radhë. E një gjë e tillë sipas tyre do të bënte që shtrirja e VV-së në RMV të jetë shumë më e lehtë në gjithë territorin e saj, mirëpo edhe të kapshme për qytetarët – sepse pikat strategjike e programore të VV-së njihen gjerësisht në publik.
VV-ja sipas këtyre analistëve politik duhet të themelohet edhe atë sa më shpejtë edhe tek ne, ngase kjo do të sillte një energji dhe impuls për progresin e shoqërisë në përgjithësi, si dhe do të ishte përbashkuese për të gjithë segmentet e shoqërisë për t’u bërë pjesë e saj, sigurisht nëse i përmbahen vlerave kryesore të VV-së “Albiniste”.