Xiaomi, një prodhues celularësh në tregun kinez, ka prezantuar një celular të ri spektakolar të quajtur Mi Mix.
Ky celular 6.4 inç ka një ekran praktik pa bezel me skaje të lakuara, që të bën të mendosh se kjo është ajo çfarë Apple kishte në mendje me iPhone 8.
Është bërë e ditur gjatë muajve të fundit, që prej ardhjes së iPhone 7, se Apple do të prezantojë një iPhone të veçantë për 10 vjetorin e celularit, transmeton Gazeta Express.
Dhe për ta shënuar këtë 10 vjetor Apple ka vendosur që të bëjë diçka të veçantë. E gjitha fillon me dizajnin, për të cilin nuk i kanë mbetur tashmë shumë opsione.
Kështu cilat janë opsionet e Apple? Apple mund ta lakojë iPhone – siç bëri Samsung ose LG. Gjërat e vetme që mund të përmirësohen në dizajnin e jashtëm janë materialet dhe bezelët e ekranit.
Xiaomi e ka bërë një celular keramik dhe i ka futur të gjitha veçoritë e mundshme, më të mirat, dhe do ta hedhë në shitje atë brenda nëntë ditësh. A u tregua Xiaomi më i shpejt se Apple sa i përket teknologjisë së celularit? Mbetet të shihet.