A është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Flet Bujar Osmani

Se a është pasardhës i Ali Ahmetit në BDI? Bujar Osmani në Daily Click u përgjigj se, i pari i BDI-së ende ka shumë për t’i dhënë partisë dhe qytetarëve që siç tha, jetën e tij e ka shndërruar në një kauzë, përcjell TV21. Osmani tha se, Ali Ahmeti i ka mësuar që, jeta pa një mision të përbashkët kolektiv, është një jetë e humbur.

“Mendoj se Ali Ahmeti ende ka shumë për t’i dhënë edhe partisë edhe popullit. Është njeriu që, në 40 vitet e tij ka shndërruar jetën e tij në një kauzë që na ka mësuar të gjithë neve se, jeta pa një mision të përbashkët kolektiv, është një jetë e humbur. Ajo energji e Ali Ahmetit ende inspiron çdo njeri që e mbështet atë. Nuk dua të bëjë demagogji, unë jetën e kamë shumë më të mirë si klinikë, në spital. Jam më i nderuar, më i respektuar bile edhe më i paguar, por nuk është jetë nëse ti nuk ke punuar ose kontribuar për një të mirë të përgjithshme. Kështu na ka mësuar Ali Ahmeti”, tha Osmani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu