Trupi i pajetë i Liam Payne u gjet dje në oborrin e një hoteli në Buenos Aires, Argjentinë, ku pranë kishte një çakmak, një shishe uiski dhe një telefon. Këngëtari i famshëm ndërroi jetë pasi ra nga ballkoni i katit të tretë.
Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, stafi i hotelit ka zbuluar se ishin të ‘shqetësuar për praninë e ish-yllit të “One Direction” në ballkonin e ulët’, përpara se ai të binte nga aty.
Mediat e huaja shkruajnë se stafi kishte frikë se 31-vjeçari ishte aq i dehur sa mund të binte lehtësisht nga ballkoni prej xhami, i cili nuk ka lartësi të madhe dhe është ‘lehtë për t’u rrëzuar’.
“Më thuaj që kjo nuk është…”/ Mesazhet e fundit të Liam Payne me miken e tij, pak para se të vdiste
Policia argjentinase tani dyshon se Liam kishte ‘kaluar një lloj shpërthimi si rezultat i abuzimit me substanca’ para vdekjes së tij.
Kujtojmë se para se 31-vjeçari të binte nga ballkoni, një punonjës i hotelit ka bërë dy telefonata. Në të parën, ai ka treguar se aty është “një person i droguar dhe që po shkatërron gjithçka në dhomën e tij’, duke shtuar se ‘kishin nevojë për dikë që të shkonte aty”.
Ndërkohë në telefonatën tjetër, punonjësi i hotelit shprehet: “Nuk e di nëse jeta e tij është në rrezik. Dhoma ka një ballkon dhe kemi frikë se mund të bëjë diçka”.
Por jo vetëm kaq, pasi u tha se ‘Payne ka vepruar në mënyrë të çrregullt në hollin e hotelit ku ka thyer edhe laptopin e tij’ dhe më pas ka shkuar drejt dhomës së vet.
Më vonë, punonjësi i hotelit i identifikuar si Esteban ka shtuar:
“Thjesht dërgoni një ambulancë, vetëm një ambulancë”.
Kjo për shkak se ata kishin dëgjuar një zhurmë të madhe në oborr, përpara se trupi i këngëtarit të gjendej.