Kryeministri shqiptar Edi Rama ka insistuar në arritjen e koalicionimit mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA.
Burime partiake për INA theksuan se kryeministri shqiptar ka rekomanduar që dy partitë të bëhen bashkë dhe të shkojnë në raundin e dytë. “Ka pasur një sinjal të dhënë nga ai që ka qenë i qartë edhe më parë. Rama vazhdimisht ka kërkuar që të bashkohen partitë shqiptare, me qëllim të fuqizimit të tyre.”, theksoi për INA, një zyrtar partiak.
Në takimin që Rama ka zhvilluar me partitë politike ka qenë edhe prania e Bilall Kasamit dhe Ziadin Selës bashkë me kryeministrin shqiptar, por që nuk ka detaje nga ai takim ku isht edhe ambasadori shqiptar në Shkup.
Sela është i njohur me thirrjet dhe qëndrimet e tij për koalicionim me partitë e tjera shqiptare dhe se këtë qëndrim e ka shprehur gjatë dy viteve të fundit, por vazhdimisht ka pasur refuzim dhe ikje në heshtje nga Lëvizja BESA. Ka pasur tentime nga Lëvizja Vetëvendosje dhe aktivistë të diasporës për unifikim, por që gjitha këto kishin dështuar. (INA)