A mund të ndodhë bashkëpunim Aleanca-BDI në rrethin e dytë? Ja përgjigja e nënkryetarit të Aleancës!

Aleanca për Shqiptarët dhe lëvizja BESA kanë rastin historik që në raundin e dytë të valorizojnë vullnetin e shumicës shqiptare për të mposhtur BDI-në.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë kandidatët e Besës në këto komuna, duke bërë thirrje që bashkërisht të rrëzojnë BDI-në nga pushteti lokal në këto komuna. Kjo edhe me shpresën se LR PDSH do të përkrahë kandidatët e Besës ku ata vazhdojnë garën në rreth të dytë.

Edhe pse ende nuk është bë zyrtar, bashkëpunimi Besa-Aleanca po vërehet në horizont. Këtë e paralajmëroi nënkryetari i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, i cili për Tv Shenja tha se në negociatat e zhvilluara para raundit të parë edhe pse nuk rezultuan me marrëveshje, megjithatë ka pasur një marrëveshje parimore për bashkëpunim në raundin e dytë.

Në të njëjtën frymë ishte edhe deklarata e nënkryetarit të Aleancës, Elmi Aziri, njëherit kryetar i shtabit zgjedhor. I pyetur nëse Aleanca mund të ketë bashkëpunim me BDI-në në raundin e dytë, Aziri ishte i prerë duke thënë “nga rezultatet e para po shihet se neve na nevojiten votat e Lëvizjes Besa”.

Ibrahimi dhe Aziri megjithatë kanë thënë se një marrëveshje eventuale për bashkëpunim në raundin e dytë duhet të kalojë zyrtarisht në organet partiake.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu