Ademi: Çdo ditë u dalin në shesh gënjeshtrat vazalëve

Nënshkruan deklaratë të përbashkët si parti politike shqiptare se nuk hyjnë në qeveri pa ndryshime kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen! Turravrap në qeveri pa asnjë kusht, si humbës.

Thanë se menjëherë sa te formohet qeveria do ta inicojnë procedurën e ndryshimeve kushtetuese dhe e pat se çka ndodhi. Gënjyen!

Pastaj thanë se në qershor e më së voni në korrik do të fillojnë me ndryshimet kushtetuese. Prap gënjyen!

Thanë se po i presin zgjedhjet të përfundojnë në Bullgari dhe në Europë. Zgjedhjet përfunduan, ndërsa këta gënjyen!

Thanë se kanë vendosur një afat tre mujor për Qeverinë për të rinisur procedurën e tillë. Prap gënjyen.

Dolën me ultimatum që brenda 6 muajve kjo çështje do të mbyllet. Sot e pat edhe vet, me zë dhe me figurë, se gënjyen publikisht.

A mendoni se ju beson dikush juve?! E dijmë se jeni në qeveri për interesa të ngushta individuale, e asesi për të përfaqësuar kombin dhe shtetin.
S’mund ZNAM-i dhe VMRO-ja t’ju shkelin, sa mund të duroni ju. Për faqe të zezë jeni bërë!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu