Sekretari Organizativ i Lëvizjes BESA dhe deputeti Adnan Azizi i është përgjigjur kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit, i cili gjatë fjalës së tij, në përurimin e një projekti në Likovë, koalicionin VLEN e quajti si vazalë e hyzmeqarë në Qeveri.
“Vasali dhe hyzmeqari i cili, për 20 vite kishte pushtet absolut e vazhdon të ketë pushtet në Komunën e Kërçovës, ende e ka lënë fshatin e vet pa kanalizim, pa rrugë të asfaltuara dhe pa salla sporti. E asnjëherë ska promovuar asnjë projekt serioz në vendbanimet shqiptare, as edhe një investim dhe fabrikë. Ndërsa sot, kur VLEN është në Qeveri, paska filluar të shëtis nëpër inaugurime të projekteve. Por edhe pas 20 viteve, mbetet nëpër kanalizime! Sa keq!”, ka shkruar Azizi.