Adnan Azizi anëtarë i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA në një status të tijin në rrjetin social në facebook ka përshkruar binomin VMRO-BDI si vëllezër siamëz.
“Këtij ndryshimi të madh dhe kësaj ngjizje të çuditshme me siguri I kanë prirë shumë gjëra dhe procese tjera të panjohura për opinionin, pasi realisht simpatia, dashuria dhe kurorëzimi në mes tyre kanë dhenë një fetus nga i cili ka lindur kjo vellazëri sijameze me gjene te kundërta por me përcaktim të njëtë jo vetëm që është I panatyrshëm por edhe i papranueshëm. Por ashtu siç kalon koha me dinamikë të shpejtë do ta nxjerr një pah lidhjen gjenetike (kryqëzimin e kromozoneve) që janë lidhur dhe kryqëzuar përmes fijeve të holla dhe të padukshme nga korrupsioni, vrasja, vjedhja, amoralitetit dhe tradhëtia deri te rastet e montuara likuidimi dhe eliminimi fizik kundërshtarëve të brendshëm dhe të jashtëm, të cilët i shohin si pengesë për vazhdimin e ruajtjes së pushtetit, kapjes së shtetit nga padronet e krimit te organizuar. Pavarësisht sugjerimeve dhe rekomandimeve madje edhe presionit nga opinion dhe faktori shqiptar në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri si dhe faktori ndërkombëtar, kërkesat dhe ankesat e vetë anëtarësia që BDI të shkëputet nga VMRO një gjë e tillë nuk ndodh. Pse? Sepse BDI, ndarjen nga VMRO e sheh jo si politike por si ndarje fizike nga jeta dhe ndërhyrje kirurgjike nga jashtë për ta shkatërruar një lidhje kaq të fuqishme të vellezërve sijamez. Sipas mendimit tim, pavarësisht akrobacioneve politike që bënë BDI, nesër do të kemi koalicion qeverisës Gruevski-Ahmeti, sipas modelit Boro-Ramizi, por me paketim ndryshe”, ka shkruar Azizi në profilin e tij në facebook.