Adnan Januzaj është shumë pranë “divorcit” me Manchester Unitedin.
Mediat angleze raportojnë se reprezentuesi i Belgjikës është takuar me Jose Mourinhon për të diskutuar rreth të ardhmes së tij.
Mourinho e ka vlerësuar me tepricë Januzajn, dhe thuhet se 21-vjeçari tashmë është informuar se ai mund të largohet nga ‘Old Traffordi’ në formë huazimi.
Anësori shqiptar është duke u kërkuar nga Evertoni, Sunderlandi, por raportohet se interesim për lojtarin kanë shprehur edhe AC Milan, Ajaxi dhe PSG-ja./Albeu.com