Aeroporti i Shkupit po bëhet “aeroport i qetë”, ja çfarë do të thotë kjo

Nga Aeroporti i Shkupit njoftojnë se nga e hëna (03.02.2025), ky institucion do të bëhet “aeroport i qetë”. Kjo do të thotë se nga e hëna, 3 shkurt 2025, nuk do të bëhen njoftime shtesë zanore për fluturime përmes altoparlantëve, përveç para se të fillojë hyrja në avion (bording) në dalje.

“Prandaj, kërkojmë dhe apelojmë tek të gjithë pasagjerët që të monitorojnë ekranet dhe monitorët ku shfaqen informacionet e fluturimit, kartat për hyrje në avion dhe të gjitha njoftimet që marrin për fluturimin e tyre nga linja ajrore me të cilën udhëtojnë. Besojmë se zhurma e reduktuar do të përmirësojë më tej përvojën e pasagjerëve në aeroport”, thonë nga Aeroporti i Shkupit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu