Afati kohor për Ligjin për përfaqësim të drejtë? Fetai: S’kam top kristali e t’ua jap kalendarin e miratimit, me rëndësi është se ka vullnet politik

TV21: A mund të flasim me afate kohore, sa do të zgjasë debati, kur do të dërgohet në Komisionin e Venecias, kur do të rikthehet mendimi dhe kur do të votohej? A keni përcaktuar afate kohore për të gjitha këto procese?

Fetai: “Nuk kam top kristali e t’ua jap kalendarin e miratimit të ligjit, me rëndësi është se ka vullnet politik, siç e tha edhe kryeministri edhe z.Taravari, për të filluar këtë proces. Vlerësojmë se mënyra më e mirë është përmes Kuvendit, në mënyrë që të ndërtohet konsensus rreth kësaj çështje brenda shumicës, dhe të gjejmë zgjidhjen më të mirë të mundur. Unë nuk jam ithtar i zgjidhjeve të ngutura që imponohen nga lart, kemi kritika të vazhdueshme edhe nga partnerët tanë ndërkombëtar për sa u përket ligjeve që sillen me procedura të shkurtuara, e abuzimin e flamurit europain. Është mirë që të ketë proces që udhëhiqet nga parlamenti”, tha Arben Fetai – zëvenendës kryeministër për Qeverisje të Mirë.

TV21: A keni plan apo formë brenda këtij propozim ligji se në çfarë mënyre (vegle) do të përllogaritje punësimi në baza etnike? Në momentin kur Gjykata Kushtetuese ka një vendim se përkatësia etnike nuk deklarohet?

Fetai: “Nuk dua të shpalos detaje të ligjit nuk është momenti sepse e thash procesi do të udhëhiqet nga parlamenti edhe pse e kam projekt ligjin jam një nga personat që kam punuar në këtë me ekspert ndërkombëtar do të ia lë Kuvendit të shpalos dhe të dialogoj me palet e përfshira në këtë proces. Ajo që është me rëndësi të theksohet është se baza për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat si çdo kund në vendet demokratike është regjistrimi i fundit i popullsisë. Numrat aty janë dhe ato janë që duhet të merren për bazë për sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe adekuat” tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu