Afrim Gashi: Ky do të jetë koncerti i fundit i BDI-së

Lëvizja BESA po mban tubimin qëndror dhe të fundit në këtë fushatë parazgjedhore në qytetin e Tetovës. Para dhjetëra mijëra qytetarëve, sekretari i përgjithshëm i BESËS Afrim Gashi ironizoi edhe koncertin e BDI-së në pjesën tjetër të qytetit.

“Dëgjova se sonte në Tetovë paska edhe një koncert BDI-ja, ku i kishin ftuar 6 këngëtarë. Ky do të jetë koncerti i fundit i BDI-së!”, tha Gashi.

Ndryshe, të frikësuar nga dështimi i tubimit në Tetovë, BDI-ja kishte ftuar Ilir Shaqiri, Silva Gunbardhin, Shkodran Tolajn, Besiana Mehmedin, Fjolla Ibrahimin e Shemin. Mësohet se me autobusët e ndërmarrjes publike NTP-së, BDI-ja ka shkuar shkollë për shkolle si në Shkup ashtu edhe në qytetet tjera, për t’i bartur nxënësit për në koncert.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu