Afrim Gashi me mesazh për kumanovarët: A ju bën zemra ta votoni dikë që e ka bërë Lagjen e Trimave

Afrim Gashi, bartës i Listës në njësinë zgjedhore numër 2, para kumanovarëve u drejtua atyre që ende nuk kanë vendosur se për këtë do të votojnë , atyre që pritet të votojnë për ndonjë partie tjetër, duke ju thënë se në momentin kur të gjenden para fletëvotimeve të mendojnë se janë para Zotit, ngase me votën e tyre mund të legjitimojnë rastet e dhimbshme për shqiptarët: si “Lagjja e Trimave, “Monstra”, “Sopoti”.

“Momentin kur të shkoni dhe gjendeni para fletëvotimit, mendoni se jeni para Zotit, a jua mba zemra ta votoni dikë që e ka bërë lagjen e Trimave. Të nderuar a mundeni të rrethoni një numër me të cilin do të legjitimoni diskriminim shqiptarë, rastet e montuara prej Sopotit e deri të Monstra. A shpresoni ende se administratorët që janë punë se do të avancohen. A mendoni se duke rrethuar kësaj here do të avancohen edhe pse nuk janë avancuar 15 vite. A mendoni se në Ramali do ta dërgojnë ujësjellësin që se kanë dërguar aq vite. Ata që e kanë bërë lagjen e trimave, nuk kanë dërgu ujë, nuk do ta bëjnë përsëri. Pyetni veten a do ta legjitimoni këtë krim edhe njëherë”, ka pyetur Afrim Gashi nga Kumanova, duke thënë se në momentin kur BESA, do të jetë në pushtet qytetarët do të jenë të lirë.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu