Refuzimi i ankimimeve të Lëvizjes BESA për parregullsitë zgjedhore nga ana e BDI-së dhe PDSH-së në KSHZ, ka ngjallur reagimin edhe të deputetit të Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili e akuzon liderin e BDI-së se ia ka dhuruar edhe një deputet shqiptar Gruevskit.
Ja postmi i Afrim Gashit në Facebook:
“O Ali Ahmeti, sot të ra maska e njëqindtë me radhë. Deri dje “vajtoje” se ke dert numrin e deputetëve shqiptar, ndërsa sot me “dorën” tënde ia dhurove një deputet shqiptar pikërisht antishqiptarit më të madh, Nikolla Gruevskit.”