Afrim Gashi: Pa qenë të bindur se qeveria e ardhshme do i ndihmojë shqiptarët, nuk do futemi në asnjë qeveri!

Deputeti i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi, i cili sonte ishte i ftuar në një emision televiziv, i pyetur nga gazetari në lidhje me formimin e qeverisë së ardhshme zotëri Gashi në formë shumë të prerë deklaroi se pa qenë të bindur se qeveria e ardhshme do i ndihmojë shqiptarët, nuk do futemi në asnjë qeveri.

Vlen të theksohet se qëndrimi i paluhatshëm dhe konsekuent i Lëvizjes BESA e ka vendosur në pozitë shumë të sikletshme BDI-në duke e detyruar atë të shkëputet nga partneri shumëvjeçar në qeveri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu