Agim Nuhiu: Dënojmë çdo sjellje, akt apo veprim vandalist nga kushdo qoftë që ka për qëllim cënimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve

Zëvendës ministri i punëve të brendshme, Agim Nuhiu ka deklaruar se ai dënon ashpër sjelljet e disa vandalëve ndaj shtëpisë muze të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, transmeton TetovaSot.

“Jam këtu me bashkëpuntorët e mi për të shprehur përkrahjen institucionale për vlerat historike kombëtare të shqiptarëve!

Dënojmë çdo sjellje, akt apo veprim vandalist nga kushdo qoftë që ka për qëllim cënimin e vlerave kombëtare të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera në vend! Ne si zyrtarë në MPB kemi kapacitete institucionale për të garantuar sigurinë publike dhe dinjitetin kombëtar të gjithë secilit!

Ejani në Manastirin e shkronjave shqipe dhe me krenari ta shënojmë këtë festë!Ne jemi këtu!”, deklaroi Nuhiu./TetovaSot

agimi-ne-manastir

agimi-ne-manstirr


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu