Agjencia e Kadastrës në Maqedoni: Janë ulur çmimet për disa shërbime

Nga sot hyjnë në fuqi çmimet e reja për një pjesë të madhe të shërbimeve të Agjencisë së Kadastrës së Pasurive të Paluajtshme, përcjell TV21. Nga Agjencia njoftojnë se çmimet e disa prej shërbimeve që shfrytëzohen më tepër nga qytetarët tashmë janë ulur për 75 për qind.

“Deri më tani, qytetarët paguanin gjithsej 5000 denarë për katër fletëpronësi me rastin e blerjes dhe shitjes së banesës dhe vend parkimit. Me ndryshimet e reja, ky shërbim do të kushtojë vetëm 1.250 denarë, pavarësisht nga numri i fletëpronësive, në bazë ligjore, në një komunë kadastrale. Kjo paraqet një ulje prej 75%. Po ashtu, në këtë ulje janë përfshirë edhe vendimet për trashëgiminë dhe marrëveshjet për dhurim, ku tash e tutje në një komunë kadastrale në bazë ligjore, në një komunë kadastrale, do të paguhet shumë prej 1250 denarëve, e jo si më parë për çdo fletëpronësi nga 1250 denarë”, thonë nga Agjencia për Kadastër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu