Agjencia për shërbime mediale, audio dhe audiovizuele fillon nesër me mbikqyrjen e mediave në Maqedoni

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) njofton se nga nesër do të fillojë mbikëqyrja i mediave që do të bëhet sipas Metodologjisë për mbikëqyrjen e prezantimit zgjedhor medial, përmes shërbimeve programore në radio dhe televizion gjatë procesit zgjedhor, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në seancën e sotme të 30-të, në pajtim me marrëveshjen e katër partive më të mëdhaja parlamentare, të datës 31 gusht, 2016, Këshilli i Agjencisë e ka shlyer Metodologjinë për mbikëqyrjen e prezantimit zgjedhor medial, përmes shërbimeve programore në radio dhe televizion për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen në vitin 2016, metodologji e miratuar më 26 gusht të këtij viti./infoshqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu