Ahengu gati u shndërrua në tragjedi! Mërgimtari ka shtënë me armë zjarri, plagos tre persona

Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 3, oficerët e policisë nga stacioni policor në fshatin Zajas të Kërçovës arrestuan B.U. (46) nga fshati Baçishtë i Kërçovës, i cili është përkohësisht i punësuar në Austri.

Ai, gjatë një feste familjare në të njëjtin fshat, qëlloi pa autorizim disa plumba me pistoletën e cila ishte në pronësi të babait të tij, që e posedonte me leje. Si pasojë, dy persona te rritur dhe një vajzë e mitur, të gjithë nga fshati Baçisht, u plagosën dhe u dërguan në Ndihmën e Shpejtë në Kërçovë, ku u konstatuan plagë të rënda trupore, informoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimovski.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu