Lideri i BDI, Ali Ahmeti thotë se dyert e BDI-së janë të hapura për të gjithë ata që u mashtruan, përcjell agjencia e lajmeve INA
“Mundësi e mir për të gjith ata që ndjen të mashtruar dhe te gënjyer, dyert jan të hapura për të gjithë!”, ka shkruar Ahmeti, duke komentuar thirrjen e Muharrem Hasanit.
Shkrimi i plotë i Muharrem Hasanit
“Të nderuar aktivistë dhe anëtarë të VLEN-it,
Koha ka dëshmuar se rrugët e ndara sjellin ndarje, dobësim dhe zbehje të zërit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Partia jonë amë, Bashkimi Demokratik për Integrim – një forcë politike që me përkushtim dhe vizion ka ditur gjithmonë të mbrojë interesin kombëtar dhe të kujdeset për qytetarin shqiptar – vazhdon të jetë themeli i fuqisë sonë kolektive.
Duke e parë se çfarë po ndodhë me “humbësit” dhe ata që nuk ia vlejnë, ju bëjmë thirrje të sinqertë dhe vëllazërore të riktheheni aty ku gjithçka filloi – në BDI. Derën e keni të hapur. Secili kemi nevojë për njëri-tjetrin, për idealin dhe përkushtimin që keni treguar gjithmonë për çështjet kombëtare.
Më shumë se kurrë kemi nevojë që bashkërisht të mbrojmë të arriturat tona ndër vite, të mbrojmë dinjitetin tonë kombëtar e personal!
Vetëm të bashkuar mund të ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë. Vetëm përmes unitetit mund të arrijmë që shqiptarët të kenë peshë të vërtetë në çdo proces vendimmarrës.
Shtëpia e madhe e shqiptarëve ju pret!” tha ai.