Ahmeti e humb krahun e luftës dhe Hazbi Likën

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, në këtë fushatë parazgjedhore ka hyrë pa krahun më të fuqishëm që në çdo cikël zgjedhorë i sillte fitoren absolute kësaj partie. Pjesa dërmuese e ish ushtarëve të UÇK-së prej më herët kanë braktisur këtë parti, ndërsa së fundmi edhe ata pak që kishin ngelur i kanë thënë lamtumirën e fundit Ahmetit. Bashkë me ish ushtarët BDI-në e ka braktisur edhe komandanti i tyre Hazbi Lika, sekretar i partisë dhe ish kryetarë i Komunës së Tetovës. Në disa tubime të njëpasnjëshme që ka mbajtur BDI në Tetovë dhe rrethinë Hazbi Lika nuk ka mar pjesë në asnjë prej tyre. Lika i njohur si komandant Qela ishte krahu i djathtë i Ahmetit edhe gjatë zgjedhjeve në Tetovë dhe malësi, andaj braktisja e tij pritet të dëmtojë rëndë BDI-në në njësinë e gjashtë në zgjedhjet e 11 dhjetorit.


1 Koment

  1. muta jan te dyt ahhaha ku jan kan kata qe 12 vjet se s paska fitu as ni koker dogovorit te horidit shtaj te struges tani tetovski gzimski osdernski tani arbenski alianski mundiski tani karin tem

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu