Ahmeti: Ka informacione se Astriti u gjet me shenja jete (VIDEO)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, gjatë një interviste në emisionin InfoBox në RTV Dukagjini, ka thënë se vdekja e Astrit Deharit mund të jetë pjesë e një skenari të pushtetit. Madje, Ahmeti thotë se skenar i këtij pushteti është ta shpall terrorist subjektin e tij politik, Lëvizjen Vetëvendosje, në mënyrë që të mos mund të garojë në zgjedhje.

Ahmeti, duke folur për rastin e Astritit, tha se ai është gjetur në qelinë e burgut me puls, me frymëmarrje, dhe se për këtë pret raportin e motrës medicinale të këtij rasti.

Lidhur me refuzimin e Britanisë së Madhe që këtë rast ta hetojë, ai tha se britanikët hezituan të merren me një rast që mund të ketë pasoja politike.

Ahmeti foli edhe për një krah opozitar për ta rrëzuar pushtetin, duke thënë se po punon që të ketë një koalicion me AAK-në, Nismën, AKR-në dhe shoqërinë civile. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu