Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti në një intervistë për Reuters ka theksuar se kriza politike në Maqedoni mund të zgjas edhe katër vite. Ahmeti në intervistën në fjalë ka shpalosur edhe pjesë nga marrëveshja e arritur me LSDM-në duke nënvizuar se është marrë vesh për zbatimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore dhe që kryetari i Kuvendit të jetë shqiptar.
Sipas Ahmetit, kriza aktuale duhet të zgjidhet me mjete politike, dhe jo të shndërrohet në problem ndëretnik. I pyetur për afatin e zgjidhjes së saj, ai ka nënvizuar se kjo krizë mund të zgjasë edhe katër vite, për kur janë paraparë zgjedhjet e ardhshme.