Ahmeti nga Zvicra: Mos u merrni me politikë nacionaliste. Akoma jeni të ri dhe ju qet buza tamël (VIDEO)

Lideri i Bashkimit Demokratik pëe Integrim Ali Ahmeti ka shënuar nëntorin e shqiptarëve në Zurich të Zvicrës, shkruan InfoShqip

I shoqëruar me disa politikanë të tjerë Ahmeti ka mbajtur fjalimin e tij para qindra shqiptarëve të mbledhur në Zurich. Ahmeti ka folur për etninë, kushtetutën, UÇK-në si dhe për pushtetin shumëvjeçar.

Sipas Ahmetit ai tha se ka qëndruar në pushtet për 22 vite dhe ka fituar 18 cikle zgjedhore duke potencuar se ai nuk ka qëndruar dhunshëm në pushtet por shqiptarët e kanë dashur. Ai tha se e ka gjetur Maqedoninë me zero dhe e ka lënë me kryeministër shqiptar, me tre universitete dhe me zyrtarizim të gjuhës shqipe.

Ahmeti thotë se VMRO i fitoi zgjedhjet me politikë anti-shqiptare. “Mos u merrni me politikë nacionaliste se nuk ia del dot me shqiptarët. Akoma jeni të ri dhe ju qet buza tamël” tha Ahmeti./InfoShqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu