Ahmeti: Nuk kam akoma vlerësim për punën e PSP-së

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, është pyetur rreth punës së Prokurorisë Speciale në Maqedoni, dhe është përgjigjur se akoma nuk ka ndonjë vlerësim për punën e këtij institucioni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ka shumë qendra që punojnë për pengimin e Maqedonisë të integrohet në NATO dhe BE. Sa i përket PSP-së nuk kam ndonjë vlerësim për punën e saj”, deklaroi Ahmeti.

Ahmeti theksoi se ai nuk frigohet nga LSDM-ja dhe partitë e reja shqiptare, pasi shqiptarët dinë se për kë do të votojnë./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu