Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti pas mbarimit të takimit në selinë e mandatarit Zoran Zaev ka thënë se në takim është biseduar mbi parimet e qeverisë së re. I pyetur në lidhje me pakënaqësitë që janë shfaqur në opinion për emrat e propozuar për ministra nga radhët e BDI dhe për mundësinë që këto emra të pësojnë ndryshime, Ahmeti tha se për çdo ministër, mandatari Zaev do të kërkoj mendim dhe verifikim nga institucionet.
“LSDM sonte ka takimin e organeve më të larta të partisë ku edhe ata do të përmbyllin listat e kandidatëve për ministra. Sa i takon pastërtisë apo biografisë së kandidatëve për ministra, mandatari, kryeministri i ardhshëm do të kërkoj nga të gjitha institucionet e vendit mendim dhe verifikim për të gjithë kandidatët për ministra, përfshirë këtu edhe kandidatët e BDI-së”, tha Ahmeti pas takimit me Zaevin./InfoShqip.com