Ahmeti shpall fitoren në shumicën e komunave shqiptare (VIDEO)

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti nga selia e BDI-së në Reçicë të Vogël ka shpallur fitoren bindëse në Tetovë, Strugë, Çair, Dibër, Dollnen, Çair, Saraj, Likovë dhe Tearcë.

“I falënderoj të gjithë ata që shprehën vullnetin e tyre për këtë fitore. I falënderoj të gjithë që punuan për këtë fitore. Sigurisht që ka momente që ndonjë betejë edhe mund të humbet, por një betejë e humbur nuk do të thotë që humbë e tërë lufta.

Në Gostivar jemi në pritje të rezultateve finale, megjithatë ne jemi të përgatitur, jemi të mëdhenj sa që edhe një betejtë të vogël me e humbë e shndërrojmë në fitore e kjo vlen për Vrapçishtë, Zhelinë e Bogovinë. Ata që kanë fituar ndonjë nga komunat ne do t’i ndihmojmë, sepse janë komuna të të gjithë shqiptarëve”, ka deklaruar Ahmeti. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu