Ahmeti i është përgjigjur pyetjeve të Nova Tv nëse një pjesë e kërkesave si kusht për koalicionimin në Qeverinë e re janë për shtet binacional dhe ndryshim i Kushtetutës, Ahmeti tha se diçka e tillë nuk është e paraparë në dokumentin e Tiranës dhe se së shpejti do të publikohet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti poashtu ka thënë se ende nuk ka filluar zyrtarisht bisedime me ndonjë parti për koalicionim në Qeveri.
Ahmeti pret që në përfundimin e dokumentit nga Tirana të aktivizohet edhe PDSH, e cila nuk mori pjesë në takimin e djeshëm. /Telegrafi/