Ahmeti: Do të largohem nga politika kur Maqedonia të anëtarësohet në NATO dhe BE

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti sonte në “Rruga Drejt..” i pyetur se nëse do të largohet nga politika nëse humb zgjedhjet u shpreh se nuk sheh forcë që mund ta mund BDI-në.

“BDI-ja është fitues i vetëm deri më tani, edhe anketat që bëhen deri më tani e nxjerrin BDI-në si fituese” u shpreh Ahmeti.

Sipas Ahmetit largimi nga politika dhe kreu i BDI-së do të ndodhë ditën kur Maqedonia do të hyjë në NATO dhe BE, atëherë sipas tij misioni i tij mund të quhet i përfunduar.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu