Ahmeti: Do të organizoj një tjetër takim ku do jenë të ftuar PDSH dhe Besa

Ka mbaruar takimi i liderëve shqiptarë i inciuar nga kryetari i BDI-së z. Ali Ahmeti, ftesës së të cilit i thanë po vetëm Ziadin Sela, Gëzim Ostreni e Vesel Memedi.

Pas takimin në një deklaratë për median ato thanë se ky takim sipas tyre ka qenë mjaft konstruktiv dhe miqësorë ndërkohë që rezultatet e këtij takimi do të bëhen publike për shqiptarët ditën e nesërme përmes një kumtese zyrtare.

Gjithashtu Ahmeti ka thënë se do të inicojë edhe një takim tjetër bashkë duke i ftuar përsëri Lëvizjen Besa dhe PDSH-në që të jenë pjesë e takimit./albeu.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu