Ajola Xoxa, shtatzënë? Gazetarja publikon mesazhet mbi “barkun e rrumbullakosur” (FOTO)

Në një intervistë për Rudina Magjistarin, Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se në vitin 2017 ka planifikuar së bashku më bashkëshorten Xoxa që të shtohen me një fëmijë.

Një deklaratë kjo që bëri bujë në media, por ditët e fundit në portale qarkulluan disa thashetheme se Ajola Xoxa është shtatzënë. Kështu, kjo e fundit është kontaktuar nga gazetarja e “Thumb” për të konfirmuar vërtetësinë e këtij thashetheme.

Ajola Xoxa jo vetëm që e ka hedhur poshtë një lajm të tillë, por ajo ka shkuar përtej kësaj. Gazetarja i ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me Ajolën, ku kjo e fundit shkruan:

“Jo zemër nuk jam shtatzanë, është një gënjeshtër e madhe. E pashë lajmin por nuk thonë kështu. Marrin si bazë një intervistë të Erionit ku tha se e kemi në plan për 2017­ – që edhe ky plani i tij është dmth.

Dhe madje i kanë të gjitha infot gabim, ne sigurisht që nuk kemi 16 vite bashkë, se nuk jemi lidhur kur unë isha 15 vjeç dhe Erioni nuk ka hequr nga FB asnjë foto ku dukej gjasme “barku i rrumbullakosur”. Ka përfunduar gazetaria në nivele të frikshme sajesash”.

Nëse e vini re në foton e mëposhtme, Ajola shkruan “Marrin si bazë një intervistë të Erionit ku tha se e kemi në plan për 2017 – që edhe ky plan i tij është dmth :P”, duke nxjerrë zbuluar bashkëshortin e saj, i cili u shpreh në intervistë se “fëmija është në planet e çiftit”, por mesa duket Ajola nuk është dakord për të pasur një fëmijë këto kohë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu