Ajrulli reagon ashpër ndaj iftarit të organizuar nga LGBT (FOTO)

Aktivisti i shoqërisë civile dhe teologu Sead Ajruli nëpërmjet profilit të tij në rrjetin social fejsbuk ka reaguar ndaj iftarit që kanë paralajmëruar se do ta organizojë shoqata për mbështetje të komunitetit LGBT, LGBT Junajted.

Për Ajrullin Iftari është rit për agjëruesit dhe ata që e pranojnë sistemin e moralit islam.

Dëgjova se iftar paska edhe një organizatë që në mjedisin tonë njihet për çthurrjen e familjes tradicionale ose, më saktë, LGBT.
Ne nuk duam t’i përzihemi askujt se çfarë bën në jetë, por për shkaqe etike dhe për shkak të detyrimit si hoxhë, ju lutem mos na e përlyeni iftarin. Iftari është rit për agjëruesit dhe ata që e pranojnë sistemin e moralit islam. Të tjerët veç tallen me fenë dhe për ata nuk kam asnjë fije respekti, bile i përbuz dhe përçmoj. Madje, do të lutesha që Zoti t’i mallkojë ata që tallen me fenë tonë! Ha-sha!”-theksoi aktivisti i shoqërisë civile dhe teologu Sead Ajruli./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu