Akademia solemne, Ahmeti mesazh paqeje pa harruar të kaluarën

Ditën e sotme u mbajt Akademia solemne qendrore para një numri të madh të pranishëmve në Maqedoni ku u urua e përkujtua 28 Nëntori, Dita e Flamurit.

Nisma u bë me këndimin e himnin kombëtar, kurse nuk munguan as këngë tradicionale me elemente të forta kombëtare.

Ali Ahmeti, i pranishëm gjatë ceremonisë uroi të pranishëmve Ditën e Flamurit para të cilëve tha se për të ardhur deri tek kjo ditë, janë bërë shumë sakrifica, shumë veprime nga mendje të ndritura të kombit tonë.

Gjatë fjalës së tij, Ahmeti përcolli një mesazh paqeje më anë të së cilit kujtoi se nuk duhet harruar e kaluara, por se edhe duhet tejkaluar hidhërimi dhe shndërruar në pajtim që jo vetëm shqiptarët, por i tërë rajoni të çlirohet nga barra dhe të integrohet në strukturat euroatlantike.

“Të gjithë mund të qetësoheni, i tërë kombi mund të qetësohet vetëm duke dalur në dritë e vërteta, atëherë mund të mendojmë pasi unë e kuptojë se duhet pajtimi edhe me popujt tjerë që na kanë shkaktuar tragjedi të mëdha, por duhet reflektimi, që të gjitha zemrat të zbuten e të kthehen në pajtime pasi vetëm kështu mund të kemi një rajon që mendon për të ardhmen, vetëm kështu mund të kemi një Evropë dhe të jemi anëtarë krenarë të NATO-së”, u shpreh z.Ahmeti.

Në akademinë solemne foli edhe shqiptari i Rekës së Epërme Branko Manojllovski, për bëmat dhe sakrificat e tija familjare drejt rezistimit të asimilimit në Maqedoni.


>

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu