Një i vdekur dhe 4 persona të plagosur është bilanci i një aksidenti të ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në hyrje të Prrenjasit, ku dy automjete janë përplasur ndërmjet tyre.
Emri i viktimës dhe personave të plagosur ende nuk bëhen të ditur, ndërsa mësohet se 4 personat e plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shkaqet e aksidentit të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të tij.