Aksidenti ndodhi në 19.45, në rrugën Caltana. Teksa ka parë se një makinë po vinte drejt tij me shpejtësi, shtyn karrocën ku ishte mbesa e vogël për ta shpëtuar por e pëson vetë fundin tragjik.
Mediat italiane shkruajnë se bëhet fjalë për shqiptarin 79 vjeçar Novruz Hasa.
Mbesa e tij 2 vjeçare, Ilesia është transportuar në spitalin e Padovës.
Mediat italiane kanë publikuar edhe fotot nga vendngjarja, siç i shihni më lart, ku duket edhe karroca e të miturës e lënë në rrugë./panorama