Një aksident tragjik ka ndodhur në Portogruaro të provincës së Venecias. Pak pas mesnate, mjeti “BMË Seria 3” me të cilin udhëtonin 3 të rinj ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e shkatërruar në një kanal. Si pasojë e ngjarjes, 3 të rinjtë kanë humbur jetën, teksa mësohet se në mesin e viktimave janë dy djem shqiptarë.
Egli Gjeci 26 vjeç dhe Altin Hoti 22 vjeç, me origjinë shqiptare, të dy banues në Concordia Sagittaria janë dy nga tre viktimat e aksidentit fatal. E dhimbshme është edhe fakti se Altini nga Kosova, në majin e këtij viti humbi vëllain e tij, Admirin, 19 vjeç, i cili vdiq në një aksident rrugor në po të njëjtin vend.