Një grua shqiptare e moshës 45¬vjeçare me iniciale B.D ka ndërruar jetë këtë mbrëmje në një aksident rrugor që ndodhi në Ponsacco të Pisa, raportojnë mediat italiane.
Viktima, pasi u godit nga mjeti, mbeti e bllokuar poshtë tij. Për nxjerrjen e trupit është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve, si dhe një vinçi që ka ngritur makinën.
Sipas “Repubblica”, ka qenë e tmerrshme pamja që kishin para syve kur ka mbërritur policia dhe zjarrfikësit.
Mësohet se shkaktar në aksident ka qenë humbja e kontrollit e drejtuesit të mjetit, një vendas i moshuar.
Ndërkohë, ngjarja është nën hetim.