Ka shkuar në dy numri i viktimave si pasojë e aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.
Mësohet se pas Fatmira Ndregjonit, e cila mbeti e vdekur që kur ndodhi aksidenti, ka ndërruar jetë edhe një pasagjere tjetër që kanë qenë në të njëjtën makinë dhe kanë pasur emër dhe mbiemër të njëjtë.
61-vjeçarja, Fatmira tjetër, mësohet se ka ndërruar jetë në spitalin e traumës në Tiranë.
Burime thonë se që të dyja kanë qenë të martuara në të njëjtin fis, përveç se kanë pasur edhe emër të njëjtë.