VMRO-DPMNE sonte ka mbajtur tubim në Vallandovë, ku një grup i të rinjve të pakënaqur nga politikat e partisë në pushtet dhe eksodit masiv të emigrimit të të rinjve kanë bërë një aksion të ashtuquajtur gueril, ku me parulla kanë përcjellur mesazhin e mëposhtëm: “Nuk ka ndihmë të vërtetë nga llambat tuaja, kur këtu nuk ndriçojnë fëmijët tonë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Parullat me një mesazh ishin të vendosura në bulevardin ku kaloi Nikolla Gruevski.