Mbrëmë është mbajtur manifestimi ”Pitejada” në Veles ku gjatë ditës ka pasur gara për piten më të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë manifestim mbrëmë, aktivistë kundër Qeverisë kanë realizuar një aksion gueril kundër funksionarëve prezent ku kanë zbuluar mbishkrimet ”Burg për Familjen” dhe ”Afrohet 11 dhjetori, nuk ka ikje nga përgjegjësia”
Policia dhe sigurimi i manifestimit kanë tentuar t’i largojnë afishet por ka qenë shumë nalt dhe kanë dështuar./Telegrafi/